Bejta: Urime Kosovë, qindra e mijëra vjet festofsh datën e mëvetësimit

admin
By admin 17 Shkurt, 2022 14:13

Bejta: Urime Kosovë, qindra e mijëra vjet festofsh datën e mëvetësimit

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Nevzat Bejta përmes një postimi në Fejsbuk, u është bashkuar urarave të shumta për ditën e pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin.

“Sot është një ditë e madhe për Kombin shqiptar. Kosova kremton 14 vjetorin e pavarësisë. Ishte një moment historik dhe kurorëzim i vuajtjeve, persekutimeve, trimërisë dhe vendosshmërisë së popullit të Kosovës për të arritur këtë qëllim kolosal për të gjithë shqiptarët”, uron Bejta.

Sot, shton ai, në 14 vjetorit e Pavarësisë, përkujtojmë të gjithë Dëshmorët e Kombit të cilët flijuan jetën që Kosova të gëzon lirinë.

“Përulje për të gjithë personalitetet që sëndërtuan shtetin sovran të Republikës së Kosovës. Urime Kosovë, qindra e mijëra vjet festofsh datën e mëvetësimit”, përfundon urimin e ditës së pavarësisë së Kosovës, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Nevzat Bejta. Flaka

admin
By admin 17 Shkurt, 2022 14:13