Tablet kompjuterë për gjeneratën e re “20-20-20” të nxënësve të EVN në Gostivar

Xheneta Mirtezani
By Xheneta Mirtezani 16 Shkurt, 2022 21:39

Tablet kompjuterë për gjeneratën e re “20-20-20” të nxënësve të EVN në Gostivar

EVN Maqedoni ndau 23 tablet kompjuterë për gjeneratën e re të nxënësve në kuadër të projektit për arsimim dual “20-20-20” pranë OSTU “Gostivar”.

Me këtë, plani për mësimin digjital të këtyre klasave vazhdon të realizohet, si pjesë e strategjisë afatgjate të projektit. Qëllimi i të njejtit është të edukohen nxënës të cilët do të jenë të gatshëm të bëhen pjesë e tregut të punës.

Në pranim-dorëzimin e tablet kompjuterëve ishin të pranishëm përfaqësues të EVN Maqedoni si dhe
përfaqësues të OSTU “Gostivar”. Udhëheqësi i Qendrës Energo të Konsumatorëve të EVN në Gostivar,
z. Aleksandar Trlin e vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet kompanive dhe shkollave si një element shumë i
fuqishëm, efikas dhe kyç në përgatitjen e nxënësve për sfidat reale të punës me të cilat do të
ballafaqohen në të ardhmen e afërt.

“EVN Maqedoni veçmë disa vite përmes këtij projekti kontribuon në krijimin e kuadrove profesionale për tregun e punës në vend. Bashkëpunimi i shkëlqyer me shkollat ​​dhe nxënësit na motivon që të vazhdojmë tutje dhe prandaj për çdo vit hapim paralele të reja.” tha z.Trlin.

Drejtori i shkollës z. Besir Saliu falënderoi për kontributin e EVN Maqedoni dhe rëndësinë e projektit për
shkollën dhe qytetin në përgjithësi. “Interesimi i nxënësve për t’u regjistruar në këto paralele po rritet çdo
vit”, tha z. Saliu.

Projekti për arsimim të dyfishtë “20-20-20” ka filluar në vitin 2017 në SETU “Mihajllo Pupin” në Shkup,
kurse klasa e parë në OSTU “Gostivar” u hap në vitin 2019.

Nxënësit që janë pjesë e projektit, mësimin e ndjekin në kabinetet e veçanta të EVN-së në hapësirat e
shkollave. Në këto kabinete ata kanë në dispozicion pajisje dhe materiale të cilat i shfrytëzojnë
punëtorët e EVN-së në kryerjen e aktiviteteve të punës së përditshme. Përveç kësaj, nxënësit
mentorohen nga elektricistë profesionistë dhe elektro inxhinierë nga kompania.

Nxënësit e shkollave të mesme që tregojnë suksesin më të mirë dhe fitojnë njohuri, marrin ofertë për punësim në EVN varësisht nevojave të kompanisë. Deri më tani janë punësuar 22 ish-nxënës.

Xheneta Mirtezani
By Xheneta Mirtezani 16 Shkurt, 2022 21:39