Rriten rastet me Covid-19 mes nxënësve

admin
By admin 16 Shkurt, 2022 08:18

Rriten rastet me Covid-19 mes nxënësve

Komisioni për sëmundje ngjitëse dje e vlerësoi gjendjen epidemiologjike në shtet si të përmirësuar, por jo edhe të mirë për shkak të faktit që është rritur numri i rasteve të reja me KOVID në mesin e fëmijëve prej gjashtë deri 14 vjeç.

Komisioni u bën thirrje qytetarëve ta marrin dozën e tretë të vaksinës, si mënyra më e mirë për mbrojtje nga simptomat e rënda, hospitalizimi dhe vdekja. Tani për tani nuk planifikohet heqja e certifikatave për sëmundje të kaluar.

“Vërehet ulje e numrit të rasteve tër eja me KOVID-19, që do të thotë përmirësim i gjendjes epidemiologjike, por, kjo nuk na jep të drejtë të themi se gjendja epidemiologjike është e mirë, ndërsa për këtë posaçërisht na përkujton grup mosha prej 6 deri 14 vjeç ku vërejmë rritje të numrit të rasteve të reja dhe ata janë fëmijët e shkollave të cilët ndjekin mësimin me prani fizike”, tha dje kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Aleksandar Petliçkovski.

Nga Komisioni informuan se prej dje në Shkup po caktohen termine për testim për Kovid-19 edhe në pikat në Gjorçe Petrov, Idadi dhe Bit Pazar, e tërë kjo me qëllim që të përshpejtohet testimi. Duke pasur parasysh se numri i rasteve të reja mes fëmijëve deri 14 vjeç është rritur, Petliçkovski u bën thirrje nxënësve dhe prindërve ta pranojnë testimin

admin
By admin 16 Shkurt, 2022 08:18