LSDM: Arsovksa nuk solli 250 autobusë të rinj ekologjikë, nuk vendosi transport publik falas

admin
By admin 15 Shkurt, 2022 10:25

LSDM: Arsovksa nuk solli 250 autobusë të rinj ekologjikë, nuk vendosi transport publik falas

Vazhdojnë akuzat e LSDM-së për kryetraen aktuale të Qytetit të Shkupit Danella Arsova.Ato në një komunikatë me shkrim për media akuzojnë Arsovën për mos realizimin e premtimeve parazgjedhore kryesisht me premtimiet për transportitn publik.

Arsova nuk solli 250 autobusë të rinj ekologjikë, nuk vendosi transport publik falas për banorët e Shkupit

Nuk ka 250 autobusë të rinj, në rrugët e Shkupit siç premtoi, Danela Arsova në periudhën parazgjedhore.

Shkupianët presin zgjidhje të shpejta dhe të sigurta për Shkupin modern gjithashtu kërkojnë transport publik efikas.

Megjithatë, në buxhetin e vitit 2022 nuk parashikohen para për blerjen e 250 autobusëve të rinj por NQP vë në funksion autobusët e vjetër, më herët të tërhequr nga përdorimi, pa ngrohje adekuate dhe kushte elementare higjienike.

Është e qartë se qytetarët nuk do ti shfrytëzojnë për transport 250 autobusët e rinj ekologjikë në vitin e ardhshëm 2023, sepse procedura për blerjen e autobusëve të rinj zgjat së paku një vit e gjysmë.Arsova në fushatën e saj premtoi transport falas për të gjithë qytetarët, por edhe për këtë masë nuk parashihen para në Buxhetin për vitin 2022.

Apelojmë te Arsovska që të vazhdojë procedurën e tenderit për zgjedhjen e kontraktorit që do ta realizojë projektin Bas Rapid Transit, projekt ky në bashkëpunim me partnerët e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që rezultoi me me fonde të marra prej 70 milionë euro.

Këto fonde nuk mund të përdoren për blerjen e 250 autobusëve të rinj ekonomik, siç kishte planifikuar ajo.Nga LSDM thonë se  mjaftuan 100 ditë që Arsova të dëshmojë veten si kryetarja më e pasuksesshme e qytetit të Shkupit.

admin
By admin 15 Shkurt, 2022 10:25