Në Shkup janë shqiptuar 238 gjoba, këto janë arsyet

admin
By admin 14 Shkurt, 2022 09:49

Në Shkup janë shqiptuar 238 gjoba, këto janë arsyet

Ministria e Brendshme dje ka vazhduar me kontrollet e shtuara në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 238 masa, nga të cilat 62 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 43 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 24 masa u janë shqiptuar këmbësorëve.

26 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për mjete të paregjistruara, 10 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, shtatë sanksione për mosdhënien përparësi këmbësorëve, katër masa për kalim në semafor të kuq, tre sanksione ndaj motoçikiustëve.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

admin
By admin 14 Shkurt, 2022 09:49