Iu kthye energjia elektrike Shkupit

admin
By admin 14 Shkurt, 2022 09:54

Iu kthye energjia elektrike Shkupit

Është shuar zjarri që ka shpërthyer vonë pasditen e djeshme në ntrafostacionin në Pintija, pas së cilës pjesa më e madhe e Shkupit mbeti pa energji elektrike. Pas mbylljes, furnizimi me energji elektrike i kryeqytetit u stabilizua, transmeton Portalb.mk.

Nga zjarri nuk ka pasur viktima apo të lënduar.

Zjarri është shuar nga zjarrfikësit me dy makina zjarrfikëse.

MEPSO thotë se ndërprerja e transmisionit në afërsi të Bunarxhikut dhe zjarri në afërsi të trafo-stacionit në Pintija janë shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit, pjesë të Velesit dhe Ovçe Polës.

Këta dy faktorë shkaktuan ndërprerjen e gjithë trafostacionit në lagjen Pintija të Shkupit. Më herët, kompania njoftoi se stacioni transformatori ishte mbyllur për të lejuar zjarrfikësit të shuanin flakët.

MEPSO thotë se në shumicën e vendbanimeve furnizimi me energji elektrike është i normalizuar.

Tani për tani nuk ka ende një shpjegim për shkakun e zjarrit. Disa zjarrfikës dyshojnë se bari i thatë është ndezur nga shkëndija nga linja e transmetimit.

Në rrjetet sociale nga ana tjetër janë shfaqur pamjet e zjarrit në linjën e transmetimit pranë Bunarxhikut.

Pothuajse i gjithë Shkupi ishte pa rrymë nga ora 17:15 deri në ora 18:00, kurse në atë periudhë nuk kishte ngrohje as qendrore, pasi nuk kishte energji elektrike për funksionimin e pompave në impiniatet e grohjes dhe pompat në objekte.

Sipas tyre, prodhimi i energjisë elektrike në vend është stabil.

VMRO-DPMNE opozitare reagoi se rryma është ndërprerë pikërisht në momentin kur kryetari i partisë Hristijan Mickoski në objektin e Filarmonisë së Maqedonisë jepte raport për punën e kryer nga kryetarët e komunave në njëqind ditët e para.

“Qeveria LSDM-BDI i detyrohet përgjigje dhe përgjegjësi pse nuk ka rrymë. Kërkojmë përgjegjësi, sepse askush nuk duhet ta heshtë demokracinë”, reagoi partia.

admin
By admin 14 Shkurt, 2022 09:54