192,000 euro për celularët e deputetëve

admin
By admin 14 Shkurt, 2022 11:01

192,000 euro për celularët e deputetëve

Deputetët në Parlamentin e Maqedonisë do të bëhen me tarifa të reja të numrave të tyre celularë, e të cilat do të kushtojnë 192,000 euro për dy vite. Deputetët do të bëhen me tarifa të reja të numrave të tyre celularë, e të cilat do të kushtojnë 192,000 euro për dy vite.

Parlamenti ka nënshkruar një marrëveshje në fund të janarit me “Telekomin” e Maqedonisë. Janë furnizuar 270 linja të celularëve me biseda pa kufij dhe me internet me vlerë prej 497 denarë në muaj, si duket për shërbimet e Kuvendit. Derisa për 120 deputetë pagesa mujore është 1492 denarë apo 25 euro në muaj.

Përskaj bisedave pa kufij dhe internetit pa kufi, deputetët kanë edhe biseda falas me kohëzgjatje të kufizar në rrjete internacionale, SMS mesazhe si dhe roaming. Përskaj kësaj, “Telekomi i Maqedonisë” duhet t’i sigurojë Kuvendit edhe subvencion prej 72 mijë eurove për blerjen e celularëve për 270 linjat e para nga tarifa e parë, ndërsa për 120 për modelin tarifor për deputetët. Edhe marrëveshja paraprake ishte njëlloj me Telekomin e Maqedonisë me vlerë të njëjtë prej 192,000 eurove.

admin
By admin 14 Shkurt, 2022 11:01