A është teshtitja një simptomë e variantit Omicron?

admin
By admin 26 Janar, 2022 07:38

A është teshtitja një simptomë e variantit Omicron?

Simptomat më të zakonshme të variantit Omicron po shkaktojnë shumë konfuzion.

Rrjedhje të hundës? Dhimbje koke? Teshtitje? Mund të keni COVID, jeni ftohur, ose alergji.

Në varësi të vendit ku jetoni, teshtitja mund të jetë simptomë veçanërisht konfuze, e vështirë për të dalluar nëse është polen apo pika infektive në ajër.

Që nga vera e vitit 2021, ZOE Covid Study ka zbuluar se teshtitja është një simptomë gjithnjë e më e zakonshme e koronavirusit. U zbulua se teshtitja ishte simptoma e katërt më e zakonshme e raportuar e lidhur me Omicron, shkruan newsnationnow, trnsmeton Klan Kosova.

Simptomat tjera më të zakonshme – rrjedhja e hundës, dhimbja e kokës, lodhje, dhe dhimbje e fytit – të gjitha këto e bëjnë të vështirë identifikimin e virusit nga simptomat.

Ndryshe nga varianti origjinal i koronavirusit, humbja e shijes dhe nuhatjes është shumë më pak e zakonshme me Omicron. Nëse keni filluar të teshtini më shumë, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë që duhet ta bëni një test për COVID dhe të qëndroni në shtëpi dhe larg njerëzve të tjerë.

Nëse rezultoni pozitiv, do t’ju duhet ta filloni protokollin e izolimit. Pavarësisht nëse është COVID apo jo, thuhet se mbulimi i gojës gjatë kollitjes dhe teshtimave ndihmon në frenimin e përhapjes së mikrobeve te njerëzit e tjerë. Duhet të teshtini në një faculetë ose bërryl për të zvogëluar numrin e pikave të virusit të nxjerra në ajër dhe t’i lani duart pasi ta keni fryrë hundën.

Varianti shumë ngjitës i Omicron është përhapur si zjarr i egër nëpër SHBA që kur u zbulua për herë të parë më 1 dhjetor të vitit të kaluar. Qendra për Kontrollin e sëmundjeve vlerëson se Omicron tani përbën më shumë se 99% të rasteve të raportuara me COVID në vend. Epidemiologët thonë se së shpejti mund të ketë lehtësim për spitalet e mbingarkuara dhe njësitë e kujdesit intensiv, pasi kulmi i Omicronit duket se ka kaluar.

admin
By admin 26 Janar, 2022 07:38