“Zgjoi” në listën e filmave më të mirë të 2021-shit

admin
By admin 7 Janar, 2022 00:07

“Zgjoi” në listën e filmave më të mirë të 2021-shit

“Zgjoi” është pjesë e listës së filmave më të mirë të vitit 2021, sipas Rottern Tomatoes.

Tomatoes fut në listë filmt që arrijnë statusin e “Certified Fresh” duke ruajtur një rezultat të qëndrueshëm të Tomatometer prej të paktën 75 për qind pas një numri minimal komentesh.

Për publikimet e gjera, nga të cilat ka pasur shumë më pak këtë vit, numri minimal i komenteve është 80. Për filmat me transmetim ose publikim të kufizuar, ky numër është 40. Dhe së fundi, janë 20 komente për filmat që shfaqen premierë në televizion . Në të gjitha llojet e publikimeve, çdo film ka nevojë për të paktën pesë nga vlerësimet e tij për t’u publikuar nga Top Critics.

Sapo një film del i ri i certifikuar, mënyra e vetme për ta humbur atë është duke rënë nën 70 për qind.
Ky film ka fituar plot tri çmime në Sundance Film festival dhe ndodhet në listën e ngushtë të pretendentëve për t’u nominuar në çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar në “Oscars 2022”.

“‘Zgjoi’ renditet i 11-i në listën e filmave më të mirë të vitit 2021 nga uebfaqja ‘Rotten Tomatoes’”, shkruhet në faqen zyrtare të filmit.

Më poshtë janë 15 nga 233 filmat e renditur nga Rotten Tomatoes si filmat më të mirë për vitin 2021:

1. 76 DAYS
2. DRIVE MY CAR
3. QUO VADIS, AIDA?
4. SLALOM
5. THE WORST PERSON IN THE WORLD
6. PARALLEL MOTHERS
7. LUZZU
8. SABAYA
9. MAYOR
10. PAPER SPIDERS
11. ZGJOI (HIVE)
12. ËOODLANDS DARK AND DAYS BEËITCHED: A HISTORY OF FOLK HORROR
13. THE WOMAN WHO RAN
14. CHANGING THE GAME
15. AZOR.

Top Channel

admin
By admin 7 Janar, 2022 00:07