“Dielli artificial” arrin temperaturën rekord

admin
By admin 7 Janar, 2022 18:49

“Dielli artificial” arrin temperaturën rekord

Dielli artificial i krijuar nga Kina ka arritur temperature rekord, plot 70 milionë gradë.

EAST, i njohur si “dielli artificial”, arriti temperature pesë herë më të lartë se temperatura e Diellit, dhe e mbajti atë për një periudhë më të gjatë se 17 minuta. Besohet se temperatura në bërthamën e Diellit tonë është rreth 15 milionë gradë.

Informacioni mbi arritjen e rëndësishme u nda nga Gong Xianzu, një studiues në Institutin e Fizikës së Plazmës në Akademinë Kineze të Shkencave (ASIPP).

“Ky operacion përfaqëson një bazë solide shkencore dhe eksperimentale për funksionimin e reaktorit të shkrirjes”, tha Gong, gjatë eksperimenteve që po kryhen në Hefei, Provincën Anhui.

Qëllimi i projektit EAST është të zhvillojë një teknologji që mund të japë energji të pastër pothuajse të pakufizuar duke imituar reagimet që ndodhin në Diellin tonë dhe yjet e tjerë.

admin
By admin 7 Janar, 2022 18:49