Varianti i ri i COVID-19-Omicron, ndonëse nuk paraqet rrezikshmëri të lartë, për shkak të shpejtësisë së përhapjes, ka bërë që shumë shtete të ashpërsojnë masat.

Një prej tyre është edhe Anglia. Sipas BBC të gjithë nxënësit në shkollat e mesme në Angli do të detyrohen që të mbajnë maska gjatë gjithë kohës.

Mbajtja e maskave vjen në një kohë kur shkollat janë të hapura, dhe kur përhapja e Covid vijon të jetë me ritme të shpejta. 

Numri i të prekurve nga koronavirusit është në rritje. 

Nxitur edhe nga përhapja e variantit Omicron, Europa ka tejkaluar 100 milionë raste të reja që nga fillimi i pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Previous post Hulumtimet e fundit: Omicron mund ta luftojë variantin Delta
Next post Provokon Fjolla Morina: Ku i keni burrat sonte?
Close