Prestigjiozja “Variety” i ka kushtuar një artikull nominimeve të mundshme për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA).
Revista paraqet mes shumë emrash të njohur me famë botërore si Nicole Kidman, Olivia Colman, Penelope Cruz, Jessica Chastain, Kristen Steëart etj dhe aktoren nga Kosova Yllka Gashi.
Aktorja shqiptare shprehet se ndihet shumë krenare dhe e vlerësuar edhe nëse kjo mbetet vetëm një parashikim.
Gashi interpreton në filmin “Hive” të Blerta Bashollit, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të nominimeve për një Oscar.
“Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film.
Ky është nder shumë i veçantë edhe nëse mbetet vetëm parashikim medial! Me ose pa nominim – sepse as nuk dua të mendoj shumë e të preokupohem me diçka që nuk është në dorën time e nuk varet nga unë – fat të madh e nder jetësor e konsideroj mundësinë që e kam pasur ta portretizoj një grua të jashtëzakonshme siç është zonja Fahrije Hoti.
Të punoj me një regjisore të mrekullueshme e tepër punëtore që më inspiron çdo ditë si Blerta Basholli dhe me produksionin Ikonë që janë shumë meritor për çdo sukses që e kemi pasur deri tash, ta ndajë skenën me një kast briliant të aktorëve e të jem çdo ditë me një ekip fantastik prapa kamerës si ekipi i filmit tonë! Falemnderit krejtve për këtë përvojë të paharrueshme!“, shkruan aktorja.
lajme të tjera
Si ta përshtatim pudrën në kushtet e dimrit?
Lëkura ndryshon me stinët e vitit Të gjesh bazën e përsosur për fytyrën nuk është e lehtë, mirëpo kur e...
Vetulla perfekt në çdo moment: Truku arab ende po jep rezultate!
Më e mira nga e gjitha është që nuk keni nevojë për shumë para as për shumë kohë, pas përfundimit...
Sekreti i vetullave ikonike të Brooke Shields kushton vetëm dhjetë dollarë
Supermodelja 56-vjeçare zbuloi sekretet pas formës së saj ikonë të mërkurën, duke zbuluar se një nga produktet e saj të...
Arjola takon vajzën pas 80 ditësh izolim, ky është reagimi
Arjola Demiri është bërë pjesë e Big Brother VIP në fillim të spektaklit. Aktorja e njohur është nënë e tre...
Megan Fox shfaqet e grimuar në mënyrë të thjesht, por shumë tërheqëse
Megan Fox di të shfaqet me një pamje të bukur . Vetëm në muajt e fundit, aktorja ka shfaqur momente...
Këto gjëra i ndodhin lëkures tuaj nëse nuk pastroni grimin para gjumit
Studimet kanë treguar se fytyra juaj grumbullon shumë papastërti nëse flini pa pastruar grimin, ndaj duhet të tregoni kujdes të...