Rita Ora sjell foto të festës së Krishtlindjeve ndër vite

admin
By admin 27 Dhjetor, 2021 08:15

Rita Ora sjell foto të festës së Krishtlindjeve ndër vite

Ajo është njëra nga artistet shqiptare që përkujdeset në masë të madhe për vete.

Bëhet fjalë për këngëtaren Rita Ora, e cila tanimë veç në Instagram numëron 16 milionë ndjekës, shkruan Arbresh Info.

Shumë yje të njohur botërore uruan e festuan në mënyrë të ndryshme Krishtlindjen, e njëjtë ka vepruar edhe Rita Ora.

Këngëtarja e cila këtë vit festoi në Australi bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi, përmes Instagramit solli imazhe të ndryshme nga festimet.

Por, së fundmi, 31-vjeçarja postoi disa imazhe tjera të festës së Krishtlindjeve gjatë viteve.

Ndryshe, së fundmi Rita ka publikuar projektin e ri “Follow me” që erdhi në bashkëpunim me DJ Sam Feldt.

admin
By admin 27 Dhjetor, 2021 08:15