Shoferët që vozisin nën ndikim të alkoolit, shqiptohen 193 dënime

admin
By admin 26 Dhjetor, 2021 12:53

Shoferët që vozisin nën ndikim të alkoolit, shqiptohen 193 dënime

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në aksionin e përforcuar për sanksionimin e shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht mbrëmjen e djeshme prej orës 20:00 deri në ora 02:00 pas mesnate janë sanksionuar 193 shoferë. Prej tyre, 63 në territorin e SPB-së në Shkup, 27 në SPB – Manastri , 17 në territorin e SPB – Shtip dhe vende të tjera.

“Aksionet e përforcuara të kontrollit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe rregullore në komunikacion, që bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, paralajmërojnë nga MPB. 

admin
By admin 26 Dhjetor, 2021 12:53