Zbuloni domethënien e dhuratës që mund të merrni për festa

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 23:39

Zbuloni domethënien e dhuratës që mund të merrni për festa

Edhe pse zakonisht përpiqemi që t’i drejtojmë partnerët drejt dhuratës së duhur, shpesh ndodh që ata të blejnë atë që duan ata. Ekspertja e marrëdhënieve Tina Wilson tregon se çfarë kuptimi kanë dhuratat që mund t’iu bëjë partneri për festa.

Themeluesja e Wingman – aplikacioni i cili lejon njerëzit të prezantojnë miqtë e tyre beqarë – tregon se dhurata juaj e Krishtlindjeve mund t’ju tregojë shumë për marrëdhënien tuaj. Ajo liston disa lloja dhuratash të ndryshme dhe kuptimin e fshehur pas tyre që do t’iu tregojë qëllimin e vërtetë të partnerit.

1.Set dhuratash

Nuk do të thotë asgjë nëse argumenti i tij për këtë dhuratë është “Unë e lashë dhuratën Krishtlindjeve në momentin e fundit dhe mora këtë nga paniku”.  Tina thekson se kjo është gjëja e fundit që duhet të merrni nga partneri juaj gjatë Krishtlindjeve.

Ekspertja tha: “Nëse seti përfshin një produkt të rastësishëm për të cilin nuk keni dëgjuar apo folur kurrë, kjo është padyshim një dhuratë e diskutueshme. Nëse është një set produktesh i diçkaje që përmend “anti-plakjen’’ ose “zhbërjen” në kuti, atëherë është plotësisht e pafalshme…”

Tina thotë se një grup dhuratash mund të jetë i pranueshëm nëse përfshin një produkt që ata e dinë se ju e doni shumë.

“Një set i diçkaje që ai e di se ju e doni është i mrekullueshëm. Nëse është parfumi juaj i preferuar dhe përfshin një locion trupi, kjo është diçka e menduar mirë nga ai.”, shtoi ajo.

2.Të brendshme

Është padyshim dhurata më klishe që mund t’ju marrë partneri juaj, por përveçse është joorigjinale, Tina thotë se marrja e të brendshmeve është (red flag) një flamur i kuq.

Ajo vazhdoi: “Nëse dhurata juaj e vetme janë të brendshmet, kjo do të thotë se i dashuri juaj po mendon më shumë për veten sesa ju. Ai do të jetë ai që do ta shikojë dhe do ta shijojë atë dhuratë me ju, kështu që është më shumë një dhuratë për veten e tij sesa për ju. Nëse të brendshmet janë krejtësisht të ndryshme nga çdo gjë që keni veshur më parë (dhe nuk ndiheni rehat), janë padyshim një dhuratë për të.”

3.Një bimë shtëpie

Me siguri mendoni se marrja e një bime është një shenjë e mirë sepse është diçka që tregon se lidhja juaj do të zgjasë disa vjet? Tina argumenton të kundërtëtn.

Ajo tha: “Nëse ai vërtet beson se është një dhuratë e shkëlqyer për ju, ai po mendon për ju më shumë si një teze jo si një partnere.”

4.Abonime mujore

Këto ditë, ju mund të merrni një kuti abonimi mujor për pothuajse çdo gjë – grim apo makeup, lule, çokollata. Por ndërsa mund të duket sikur është e njëjta gjë si një set dhuratash, Tina tregon se kjo lloj dhurate është një shenjë shumë e mirë.

Ajo shtoi: “Kjo është një dhuratë qartësisht e menduar mirë dhe sinjalizon se ai dëshiron të qëndrojë përreth për t’iu parë ‘’të dorëzuara’’ dhe të relaksuara. Nëse ju sjell edhe lule, ai merr pikë shtesë sidomos nëse e njeh llojin lules ose ngjyrën tuaj të preferuar.”

5.Bizhu

Është diçka klasike tashmë që t’iu dhurojnë disa bizhuteri të bukura për Krishtlindje, por Tina thotë se ky është një test i vërtetë se sa mirë ju njohin.

“Një gjerdan apo ndonjë bizhuteri që është në përputhje me stilin tuaj është e mrekullueshme. Kjo tregon se ai dëshiron që ju të mendoni për të dhe kur është afër jush.”, tha ekspertja.

6.Një robdishan

Nëse marrja e të brendshmeve nuk është një tregues i shkëlqyeshëm se ku po shkon lidhja juaj, atëherë marrja e një robdishani është e SHKELQYER.

“Një robdishan i bukur tregon se ai dëshiron që ju të jeni të rehatshme dhe komode. Është shumë inkurajuese nëse ai ju blen një mantel për ta lënë në shtëpinë e tij, gjesti që do të thotë se ai dëshiron që ju të qëndroni më shumë dhe të ndiheni si në shtëpinë tuaj.”, shpjegoi Tina.

7.Kartë

Një kartë dhuratë mund të shkojë në një nga dy mënyrat – nëse është për një dyqan që nuk e keni përmendur kurrë, atëherë Tina thotë se është koha për ta hequr qafe nga jeta juaj.

“Nëse është plotësisht e përgjithshme dhe asgjë që ju keni përmendur më parë, ka të ngjarë që ai e mori atë në rrugë sa për t’iu kujtuar. Me fjalë të tjera kishte zero përpjekje.”, këshillon ekspertja.

Megjithatë, ekspertja tha se është e pranueshme vetëm nëse është për një vend ku ata e dinë se ju pëlqen të bëni blerje.

8.Dita për Spa

Mund të duket e njëjtë si një kartë dhuratë, por Tina thekson se nëse ai rezervon një ditë spa është një shenjë e mirë për marrëdhënien tuaj.

“Është provë se ai ka dëgjuar nevojat tuaja dhe ka interesat tuaja në zemër.”, tha ajo.

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 23:39