Më e mira nga e gjitha është që nuk keni nevojë për shumë para as për shumë kohë, pas përfundimit të tretmanit me siguri do të jeni të kënaqura.

Edhe pse në shikim të parë duket pak e rëndësishme, vetullat pikërisht janë pjesa shumë e rëndësishme kur është fjala për bukurinë, transmeton Telegrafi.

Disa i shkurtojnë, të tjerët i rrisin me vizatim, ndërsa ka të tilla që edhe i bëjnë tatuazh, mirëpo është fakt që të gjitha ne mundemi t’i kontribuojmë mjaft dukjes dhe kualitetit të tyre.

Më e mira nga e gjitha është që nuk ka nevojë për shumë para, as për shumë kohë dhe me siguri pas përfundimit të tretmanit do të jeni të kënaqura.

Ky truk arab nënkupton bërjen e përzierjes nga dy përbërës:

– vajin e ullirit
– lëngun e limonit

Mjafton të përzieni një lugë kafeje me lëngun e limonit dhe paksa më shumë vaj ulliri, të merrni një shkopth për veshë, ta njomni me përzierjen dhe pastaj ta qitni mirë në vetulla.

Më mirë do të jetë që këtë ta bëni para se të flini gjumë dhe të flini kështu apo nëse dëshironi që tretmanin ta bëni gjatë ditës, ndani së paku 15 minuta, pra se të lani fytyrën.

Pas një muaji do të duhej të shihni rezultate të shkëlqyeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Previous post Sekreti i vetullave ikonike të Brooke Shields kushton vetëm dhjetë dollarë
Next post Si ta përshtatim pudrën në kushtet e dimrit?
Close