Ushtria amerikane zbulon supervaksinën anti-covid

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 00:08

Ushtria amerikane zbulon supervaksinën anti-covid

Një ekip mjekësor i ushtrisë amerikane duket se ka zbuluar formulën e një vaksine efektive kundër të gjitha varianteve të Covid-19, përfshirë Omicron.

Vaksina ka qenë duke u përgatitur për gati dy vite që pasi ushtria amerikane mori sekuencën e parë të ADN-së së virusit në fillim të vitit të kaluar.

Provat e hershme treguan se vaksina prodhoi përgjigje të forta antitrupash që mbrojnë nga lloji origjinal që shkakton sëmundjen Covid-19. Testimet e para të vaksinës te njerëzit filluan prillin e kaluar dhe u kryen te vullnetarë që nuk ishin të sëmurë.

Super-vaksina mund të ruhet në temperatura të ndryshme, gjë që lehtëson përhapjen e saj në mbarë botën, ndërsa aftësia e saj për të mbrojtur kundër varianteve të tjera do të thotë se mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e viruseve në të ardhmen.

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 00:08