Dhimbjet e shpinës janë një problem shumë i përhapur, për të cilat ekzistojnë shumë fakte dhe informacione që jo gjithmonë janë të sakta. Në këtë artikull do të zbuloni 6 fakte të pavërteta në lidhje me këto probleme.
A Është I Dëmshëm Aktiviteti Fizik?
Me ndihmën e një terapisti, aktiviteti fizik i vjen në ndihmë shëndetit të shpinës, duke forcuar muskujt që mbështesin shtyllën kurrizore. Një shpinë e fortë mund t’i rezistojë stresit. Terapistët e duhur mund të rekomandojnë ushtrime të thjeshta të cilat ndihmojnë shtyllën kurrizore.
Hernia Diskale Ka Nevojë Për Ndërhyrje Kirurgjikale?
Në më shumë se 90 përqind të rasteve, hernia diskale përmirësohet me pushim, fizioterapi dhe medikamente kundër inflamacionit. Kjo do të thotë se ndërhyrja kirurgjikale nuk është gjithmonë e nevojshme.
A Këshillojnë Gjithmonë Mjekët Ndërhyrje Kirurgjikale?
Kjo nuk ndodh gjithmonë. Shumë prej kirurgëve të fushës përpiqen t’i bindin pacientët të mos kryejnë ndërhyrje. Në pjesën më të madhe të problemeve me shpinën, ndërhyrja kirurgjikale është e panevojshme. Ajo nevojitet kur të gjitha trajtimet e tjera nuk kanë qenë të suksesshme dhe në varësi të problemit mjekësor.
Problemet Me Disqet E Shtyllës Kurrizore A Janë Madhore
Disqet kurrizore janë si gomat e makinës që me kalimin e kohës bien. Kjo është arsyeja përse njeriu humbet gjatësinë e tij me kalimin e moshës. Por disqet kurrizore nuk kanë nevojë të ndërrohen si gomat.
Dhimbjet E Shpinës – A Shërohen Duke Ndenjur Shtrirë
Gjëja më e mirë që mund të bëni për shtyllën kurrizore është të kryeni aktivitet të lehtë fizik. Ecja është një aktivitet fizik neutral. Shtendosja e lehtë dhe e butë gjithashtu mund t’ju vijë në ndihmë.
Dëmtimet E Nervave Shkaktojnë Dhimbje Të Forta
Ky pretendim mund të jetë i vërtetë në pak raste. Zakonisht, irritimi dhe kompresimi i nervave të shtyllës kurrizore mund të shkaktojë dhimbje që tejzgjatet në të gjithë këmbën. Këshillohet konsulta me mjekun në rast se dhimbjet e shpinës janë të forta dhe zgjasin në kohë./AgroWeb
lajme të tjera
Isa Elmazi nga Gostivari shpallet kampion ballkanik në Beograd të Sërbisë
Karateisti i jashtëzakonshëm nga Gostivari, Isa Elmazi vazhdon me trofetë e veta në karrierën e tij të begatshme, edhe pse,...
Parashkollorët e Gostivarit përshëndeten: Lamtumirë Çerdhe!
Pa protokol dhe pa fjalime të drejtuesve të institucioneve, thjeshtë me këngë e vallzim veç për qeifin e tyre, sot...
Pamje nga aksidenti tragjik në Çajlë të Gostivarit
Drejtuesi i aksidentit që ndodhi sonte rreth orës 19 në Çajlë, është transferuar në Klinikën Neurokirurgjike të Shkupit dhe është...
Qeveria: Pagat në arsim i kemi rritur nga 3200 në 6400 denarë
Punonjësit në arsim dhe mbrojtja dhe edukimi i fëmijëve janë baza e zhvillimit të shoqërisë dhe potencialit cilësor njerëzor. Prandaj,...
Nis greva në shkolla e çerdhe
Sindikata e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot fillon grevë në të gjitha institucionet e nivelit kombëtar në...
Sot shënohet 8 marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas
Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill...