Si ta përshtatim pudrën në kushtet e dimrit?

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 00:26

Si ta përshtatim pudrën në kushtet e dimrit?

Lëkura ndryshon me stinët e vitit

Të gjesh bazën e përsosur për fytyrën nuk është e lehtë, mirëpo kur e gjejmë atë të duhurën, nuk do të thotë se historia përfundon me kaq.

Toni i lëkurës mund të ndryshojë me stinët e vitit. Kjo do të thotë që një pudër që ka funksionuar në mënyrë të përsosur në korrik, mund të mos i përshtatet ngjyrës së lëkurës suaj në dhjetor, transmeton Telegrafi.

Lëkura jonë bëhet më e errët në muajt e verës, ndërsa duket më e zbehtë në muajt e ftohtë, sepse nuk kalojmë shumë kohë jashtë.

Është e pashmangshme të rregullojmë nuancën e bazës sonë në bazë të stinëve. Lajmi i mirë është se ndryshimi i ngjyrës së lëkurës ose kushtet e motit nuk janë një arsye për të hequr qafe plotësisht atë pudër.

Mjafton të mësojmë disa këshilla dhe truke për të bërë që një bazë përsosur të funksionojë për ne gjatë gjithë vitit.

Një nga mënyrat më të mira për të zbardhur bazën tuaj për muajt e ftohtë është ta përzieni atë me një krem hidratues ose me vaj fytyre, sepse ndriçon pigmentin e bazës, duke e bërë atë të funksionojë më mirë kur lëkura juaj është më e shndritshme.

Hidratimi shtesë mund t’i japë lëkurës tuaj një pamje rrezatuese.

Megjithatë, nëse nuk jeni adhurues i përzierjes së produkteve të tjera me pluhurin tuaj, mund ta zëvendësoni furçën e pluhurit me një furçë më të butë për aplikim më të lehtë. /Telegrafi/

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 00:26