Me hormonet nuk bën dot shaka. Këtë ta thotë çdo mjek. Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Kjo është arsyeja përse çrregullimet hormonale shkaktojnë një sërë ndryshimesh thelbësore në organizëm dhe në shëndetin tonë. Më poshtë do të gjeni 8 simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale dhe dëmit në shëndet.
Shtimi në peshë
Çrregullimet hormonale shkaktojnë shtim në peshë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të kryer aktivitet të rregullt fizik.
Rënie të flokëve
Rënia e flokëve është një nga simptomat më të zakonta të çrregulllimeve hormonale dhe nuk duhet injoruar.
Djersitja e tepërt
Nëse djersisni më tepër seç duhet, atëherë me siguri jeni të prekur nga çrregullimet hormonale dhe duhet të vizitoheni tek një mjek. Ndryshimet në përmasat e gjirit tek femrat. Niveli i pakët i estrogjenit, pakëson dendësinë e indeve të gjirit. Nivelet e rritura të estrogjenit mund të shkaktojnë gjendra ose ciste në gjoks.
Lodhje dhe plogështi
Kur hormonet nuk janë në nivelet e duhura, atëherë do të prekeni nga lodhja dhe plogështia kronike e pazakontë. Në këto raste duhet të konsultoheni me një mjek për të kontrolluar nivelet e progesteronit në gjak.
Fytyrë me akne
Kujdesi i mangët për lëkurën, ushqyerja e keqe dhe çrregullimet hormonale janë tre prej shkaktarëve të akneve në fytyrë. Nëse trajtimet kundër akneve nuk kanë rezultat, atëherë me siguri bëhet fjalë për çrregullim hormonal.
Rrathët e zinj të syve
Çrregullimet hormonale shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin. Një gjë e tillë rezulton në rrathë të zinj të syve. Rrathët e zinj vijnë si pasojë e nivelit të ulët të testosteronit tek meshkujt dhe progesteronit tek femrat.
Depresion dhe ankth
Depresioni dhe ankthi janë rezultat i çrregullimeve hormonale. Ato janë të ndërlidhur me shtatzaninë, menopauzën dhe ciklin menstrual si pasojë e çrregullimeve hormonale.
Ushqimet e Shpejta Nxisin Çrregullime Hormonale
Një raport i fundit, njerëzit që konsumojnë ushqime të shpejta kanë në trupin e tyre një nivel më të lartë kimikatesh të rrezikshme. Këto kimikate kanë pasoja të rënda dhe afatgjata tek njeriu. Tek meshkujt ato rrisin nivelin e estrogjenit që sigurisht është shumë i dëmshëm. Për femrat, konsumimi i tyre çon në rritjen e mundësisë së zhvillimit të qelizave të dëmshme. Përveç konsultave me mjekun, ekspertët këshillojnë konsumin e më shumë frutave dhe perimeve dhe sa më pak ushqime të shpejta dhe të paketuara./AgroWeb
lajme të tjera
Diabeti i tipit 2/ Si të flisni me mjekun tuaj rreth diabetit
Nëse keni një vizitë të ardhshme me mjekun tuaj për diabetin, ju vijmë në ndihmë duke ju dhënë disa këshilla...
Llojet e rralla të dhimbjes së kokës, arsyet shëndetësore pse ndodhin
Ekspertët më në zë të mjekësisë, kanë identifikuar shumë lloje të dhimbjeve të kokës dhe për t’i dalluar ato nga...
Doza e duhur e jodit për shëndetin e tiroides, ushqimet ku mund ta gjeni
Jodi është thelbësor për shumë funksione të organizmit megjithatë ky i fundit as nuk e prodhon dhe as nuk e...
Çaji i sherebelës dhe hithrës kundër alergjive të stinës
Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht është e...
OBSH: Nuk është koha për të hequr masat anti-Covid
Një valë e re infektimesh nga varianti Omicron i koronavirusit po lëviz drejt Europës Lindore, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë,...
A është teshtitja një simptomë e variantit Omicron?
Simptomat më të zakonshme të variantit Omicron po shkaktojnë shumë konfuzion. Rrjedhje të hundës? Dhimbje koke? Teshtitje? Mund të keni...