Sa shpesh kryejnë marrëdhënie seksuale çiftet “normale”?

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 23:26

Sa shpesh kryejnë marrëdhënie seksuale çiftet “normale”?

Secili mund të mendoj se ndoshta jeta e tyre seksuale është shumë aktive ose nganjëherë e pamjaftueshme, por kjo varet nga raporti ynë në çift.

Secili person arrin ndonjë ditë tek pyetja “Sa shpesh është normale të bësh seks?”, shkruan “HealthLine”.

Edhe pse përgjigjja nuk është shumë e qartë, terapistët e seksit kanë dhënë shumë këshilla.

Ja se çfarë thonë ekspertët dhe disa këshilla që mund të ju ndihmojnë në jetën tuaj seksuale.

Sasia normale mesatare e sa shpesh bëjnë seks njerëzit lëviz mes një herë në javë deri një herë në muaj. Ekspertët thonë se kur një çift ndalon së bëri seks, ata bëhen të dobët ndaj nervozes, largësisë emocionale, tradhtisë dhe në rastin më të keq – divorcit.

Jeta seksuale e një çifti varet nga shumë faktorë siç janë mosha, stili i jetës, shëndeti i të dyve, dëshira seksuale dhe kualiteti i lidhjes në përgjithësi.

Pas një anketimi ku u pyetën 20 mijë çifte, rreth 26% e tyre u përgjigjën se bëjnë seks një herë në javë.

Një anketim tjetër që pati për bazë 16 mijë çifte, personat më të rinj në moshë thanë se bëjnë seks rreth një herë në javë, kurse ata më të vjetër thanë se 2-3 herë në muaj.

Shumica e terapistëve të seksit u përgjigjën se çiftet që bëjnë seks më pak se 10 herë në vit, kanë gjasa më të mëdha të divorcohen.

Zakonisht, njëri nga partnerët gjithmonë do të dojë seks më shumë se tjetri, dhe koordinimi është paksa problematik.

Për të pasur një jetë seksuale të përshtatshme për të dy, njëri nga partnerët duhet të bëjë seks pak më shumë sesa që duan, kurse tjetri pak më pak sesa që duan.

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 23:26