Rritet vlera e Apple, kompania kap shifrën e tre trilionëve

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 00:19

Rritet vlera e Apple, kompania kap shifrën e tre trilionëve

Gjiganti i teknologjosë Apple është në prag të një tjetër momenti të rëndësishëm historik.

Prodhuesi i iPhone është pranë arritjes së një vlere tregu prej më shumë se 3 trilionë dollarë.

Aksionet e Apple janë rritur me më shumë se 35% vetëm këtë vit. Kompania ka përfituar miliarda dollarë nga kërkesa në rritje për iPhone 13 dhe modele të tjera më të vjetra, si dhe shërbimet e tjera si Apple Music, Apple TV+, iCloud dhe App Store i saj i njohur.

Vlera e tregut e Apple për herë të parë kaloi pragun e 1 trilion dollarëve, në gusht të vitit 2018 dhe kaloi 2 trilionë dollarë në gusht të vitit 2020, duke e kthyer atë në një prej kompanive më të vlefshme në botë.

Për krahasim, Microsoft tani vlen rreth 2.6 trilionë dollarë dhe vlera e Google është rreth 2 trilionë dollarë. Më pas, në renditje, por me fitime marramendëse janë Amazon, e cila ka një kapital tregu prej 1.7 trilionë dollarë, ndërsa Tesla e Elon Musk ka vlerë 1 trilion dollarë.

Kompanitë teknologjike kanë qenë fituesit më të mëdhenj të pandemisë, ndërsa lockdown-et globale detyruan bizneset dhe individët të përdorin më shumë shërbimet e tyre.

Zhvendosja e shpejtë drejt digjitalizimit për shkak të koronavirusit krijoi kushtet perfekte për gjigantët e teknologjisë, të cilat raportuan arkëtime rekord./indeksonline/

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 00:19