Një nënë e ruan bredhin siç e kishte dekoruar i biri para se të vdiste

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 17:42

Një nënë e ruan bredhin siç e kishte dekoruar i biri para se të vdiste

Disa kujtime ia vlen të ruhen. Një nënë e mbështjell pemën e Krishtlindjes me celofan për t’u siguruar që ajo të qëndrojë e zbukuruar ashtu siç e dekoroi djali i saj.

Kjo ishte e rëndësishme për të, sepse stolitë e varura nga djali i saj ishin stolitë e fundit të Krishtlindjeve që ai kishte vendosur përpara se të vdiste, transmeton rtv21.tv.

Djali i Heather Davis, Kooper, vdiq në dhjetor të vitit të kaluar, raporton Southwest News Service (SWNS). Davis, e cila jeton në Hobbs, New Mexico, thotë se ajo humbi djalin e saj nga vetëvrasja vetëm disa javë pasi ai kishte ndihmuar në dekorimin e pemës.

Në atë kohë ai ishte vetëm 17 vjeç.

“Kooper më ndihmoi ta bleja dhe dekoroja atë pemë pak para se të vdiste dhe kjo është diçka që do ta mbaj përgjithmonë,” shpjegoi ajo për SWNS.

Ajo tha se pema do të qëndrojë kështu për çdo Krishtlindje që do të vijë, në mënyrë që çdo vit ta kujtojnë djalin./21Media

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 17:42