Nëna sjell në jetë fëmijën me “lindjen e sirenës”

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 00:12

Nëna sjell në jetë fëmijën me “lindjen e sirenës”

Një çift të rinjsh të cilët u bënë prindër për herë të parë u habitën tej mase nga lindja e djalit të tyre, që për shkak se ndodh shumë rrallë, quhet edhe “lindje sirene”. Më 16 Dhjetor, Jennifer Petrie dhe Theo Martins dëshmuan bashkë me mamitë një rast që ndodh 1 herë në 80.000 lindje në Mbretërinë e Bashkuar.

Jennifer tha se ishte habitur kur asaj i filluan dhimbjet e lindjes, por nuk i plasën ujërat. Ajo shkoi menjëherë në spital ku e lindi fëmijën në një pishinë të posaçme.

Nuk më plasën ujërat. Qesja amniotike nga shpërthen uji kur nis procesi nuk u ça kurrë, që është shumë e rrallë. Kur bebja lindi, ishte ende brenda saj. Dukej sikur lindi në një flluskë uji. Ishte një lindje në ujë ndaj qesja amniotike me beben në të ishte ende e pacenuar. Ai dukej sikur ndodhej në një fshikëz. Ajo plasi kur e morën dhe e nxorën jashtë saj”, rrëfeu nëna.

Mamitë ishin mrekulluar nga ngjarja pasi shumë prej tyre nuk e kishin parë asnjëherë gjatë karrierës për shkak se është shumë e rrallë. Çifti e konsideroi si një ogur të mirë pasi lindja nuk pati ndërlikime dhe Rio gëzon shëndet të plotë./tvklan.al

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 00:12