Binjakët e bashkuar që u braktisën gjejnë punë – me dy rroga

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 16:08

Binjakët e bashkuar që u braktisën gjejnë punë – me dy rroga

Binjakët nëntëmbëdhjetë vjeçarë të bashkuar, nga Punjab i Indisë, të cilët dikur ishin braktisur nga prindërit e tyre, kanë arritur punësohen.

Por ajo që e bëri lajmin më të mirë për Sohna dhe Mohna Singh nga qyteti Amritsar ishte se ata do të fitonin nga një rrogë secili.

Binjakët do të punojnë si elektricistë për bordin shtetëror të energjisë elektrike, ajo që ata thanë se do të ishte një “punë ëndrrash” për ta.

Binjakët ishin braktisur si foshnje dhe jetonin në një strehë për fëmijët e familjeve të varfra, transmeton rtv21.tv.

Punjab State Power Corporation Limited (PSPCL) u ofroi atyre një punë ku secili do të paguhet rreth 100 funte në muaj.

Binjakët kanë marrë një diplomë në elektronikë dhe do të punojnë në dhomën e kontrollit të furnizimit, ku do të kujdesen për pajisjet elektrike.

“Ne i jemi mirënjohës qeverisë së Punjabit për njohjen e talentit tonë”, thanë binjakët.

Mësuesit në strehën ku u rritën pasi u braktisën si foshnja dy muajshe thanë se treguan interes që në moshë të re për riparimin e pajisjeve elektrike.

Ata thanë se do të “punonin shumë me sinqeritetin dhe përkushtimin maksimal”.

Binjakët kanë lindur në vitin 2003 në Nju Delhi. Mjekët në atë kohë kishin thënë se ata kishin dy zemra, dy palë krahë, veshka dhe palca kurrizore, por një mëlçi të vetme, fshikëz tëmthit, shpretkë dhe një palë këmbë.

Mjekët kishin refuzuar t’i ndanin, duke thënë se procedura ishte shumë e rrezikshme dhe se mund të kishte çuar në vdekjen e njërit prej binjakëve./21Media

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 16:08