Babagjyshi me kallashnikov, stërvitje festive për “ushtrinë personale” të Putin

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 17:24

Babagjyshi me kallashnikov, stërvitje festive për “ushtrinë personale” të Putin

Në prag të festave, prindërit e gjyshërit rendin pas dyqaneve të lodrave bashkë me fëmijët. Të painformuar e të pavetëdijshëm, shpesh fëmijëve u bëhet një dhuratë, në përmbajtje të së cilës ka sasi të lartë kimikatesh. Rreziku i hapur vijon në tregje, ndërsa jo të gjithë qytetarët i lexojnë etiketat bashkëshoqëruese të lodrave.

Por si mund ta dallojmë që një lodër është e sigurt? “Ka barkod sigurie, moshën për fëmijën si dhe markimin me logon “C€””, tregon inspektorja e ISHMT. Neglizhenca e kësaj procedure që konfirmon mallin e certifikuar, mund të dëmtojë seriozisht shëndetin e fëmijëve.

Deri tani janë bllokuar mbi 3500 lodra të pasigurta, kryesisht me origjinë nga Kina. Në vitin 2020 u bllokuan 13 mijë produkte të tilla, teksa në 2019 shifra arriti në mbi 10 mijë lodra. Puna kryesore e identifikimit dhe bllokimit të këtyre lodrave i përket doganës, ku në hyrje mund të kthejë pas çdo produkt të rrezikshëm, pasi verifikimi një për një i lodrave nga inspektorët e ISHMT, bëhet më e vështirë për shkak të shpërndarjes së tyre.

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 17:24