Arilena Ara dhe Gjon’s Tears publikuan videoklipin e këngës “Dance me”

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 23:22

Arilena Ara dhe Gjon’s Tears publikuan videoklipin e këngës “Dance me”

Dy këngëtarët Arilena Ara dhe Gjon’s Tears kanë publikuar sot videoklipin e këngës “Dance me”.

Kënga është pjesë e albumit “Pop Art” të Arilenës, dhe u publikua si audio më gjashtë nëntor.

Producent i këngës është Florent Boshnjaku, i cili u kujdes edhe për miksimin dhe masterizimin, ndërsa tekstin e ka shkruar Arilena Ara, Gjon’s Tears, Wendy dhe Florent Boshnjaku.

Për anën vizuele është përkujdesur produksioni “Imagine Films”.

Në albumin “Pop Art”, përveç këngëve solo, Arilena ka sjellë bashkëpunime me emrat e njohur të muzikës: Gjon’s Tears, Noizy, 2po2, Wendy dhe Dafina Zeqiri.

admin
By admin 25 Dhjetor, 2021 23:22