Tesla çaktivizon funksionin e video lojërave kur makina është në lëvizje

admin
By admin 24 Dhjetor, 2021 23:53

Tesla çaktivizon funksionin e video lojërave kur makina është në lëvizje

Tesla po çaktivizon një veçori në automjetet e saj që i lejonte shoferët dhe pasagjerët të luanin video lojëra gjatë vozitjes. Kjo vjen pas një hetimi nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada në SHBA. Agjencia tha se ishte informuar nga Tesla se një përditësim i softuerit, Passenger Play, do ta çaktivizonte funksionin gjatë vozitjes.

Firma e makinave të miliarderit Elon Musk ishte përballur me kritika se tipari ishte i rrezikshëm. “Passenger Play” tani do të jetë i kyçur dhe i papërdorshëm kur automjeti është në lëvizje,” tha kompania për New York Times. NHTSA tha se funksioni “mund të shpërqendrojë shoferin dhe të rrisë rrezikun e një përplasjeje”.Fillimisht funksioni ishte i përdorshëm kur makina nuk ishte në lëvizje por ndryshoi në dhjetor 2020.

Agjencia thotë se pajisjet  duhet të çaktivizohen në mënyrë që të mos shpërqendrojnë shoferin. Në gusht, agjencia nisi një hetim mbi sistemin Autopilot të Tesla-s pasi shumë makina që përdornin funksionin u përplasën me automjetet e parkuara. /abcnews.al

admin
By admin 24 Dhjetor, 2021 23:53