Studentja e humbur amerikane gjendet e zhveshur në bodrumin e rrëmbyesit

admin
By admin 22 Dhjetor, 2021 09:33

Studentja e humbur amerikane gjendet e zhveshur në bodrumin e rrëmbyesit

Një burrë nga Utah në SHBA është arrestuar pasi një studente e zhdukur u gjet e zhveshur dhe e mbuluar me pisllëqe në shtëpinë e tij, njoftuan autoritetet.

Madelyn Allen, 19-vjeçarja studente e uninversitetit Snow College është bashkuar tashmë me familjen e saj pesë ditë pasi u zhduk nga dhoma e saj e konviktit, njoftoi dje policia vendore.

39 vjeçari Brent Neil Brown, i cili besohet se ka mbajtur peng Allen në shtëpinë e tij në Loa pasi e kishte njohur online, përballet tashmë me akuza pengmarrjeje, përdhunimi dhe ndryshim të kursit të drjtësisë raporton rrjeti vendas KSTU .

“Nuk kemi ende shumë informacione për të. Nuk e dimë ende cila është lidhja mes të dyve,” tha zëdhënësii policisë.

Allen, ishte njohur me Brown në një grup dhe kishte rënë dakord të takohej me të më 13 dhjetor, thuhet në dokumentet e çështjes.

Në kamerat e sigurisë së konviktit shihej Allen që dilte nga konvikti por kur nuk u kthye pas 24 orësh shoqet e saj e raportuan në polici.

Brown besohet se pas takimit ishte bërë i dhunshëm me të, por i kishte lejuar Allen t’i shkruante familjes më 14 dhjetor. Më pas ai i kishte marrë celularin dhe e kishte lidhur gjatë kohës që ishte në punë, ndërsa e kërcënonte se do të lëndonte familjen e saj nëse largohej apo jepte alarmin.

Hetuesit kishin gjurmuar sinjalet e celularit dhe lokalizuan adoleshenten në qytezën me rreth 500 rezidentë, 120 km larg konviktit të saj.

Kur policia trokiti Brown u përgjigj duke thënë se është vetëm, por më vonë oficerët gjerën Allen në një dhomë të bodrumit, të zhveshur e të nxirë nga qymyri, thuhet në dokumente.

Prindërit e Allen, Jonathan e Taunya Allen, thanë se ishin të lumtur që bija e tyre ishte gjallë. Vajza ishte për kontrolle në spital por nuk raportoheshin plagë të rënda.

Allen kishte pësuar një eksperiencë “të rrezikshme e traumatike” tha xhaxhai i saj në një prononcim.

“Ajo ka mbijetuar, jemi të lumtur që është kthyer me ne në mënyrë që të mund të rekuperohet,” tha xhaxhai i saj Jacob Allen.

I dyshuari Brown u la në paraburgim nga gjykatësi.

admin
By admin 22 Dhjetor, 2021 09:33