Limonadë me fara chia: Pija e mrekullueshme për më shumë energji dhe më pak toksina!

admin
By admin 22 Dhjetor, 2021 00:54

Limonadë me fara chia: Pija e mrekullueshme për më shumë energji dhe më pak toksina!

Kjo pije quhet bombë energjike, sepse trupi juaj pas pirjes së një gote do të marrë energji dhe forcë, derisa toksinat gradualisht do të zhduken nga organizmi

Limoni është ar i vërtetë i natyrës, prandaj, pos që është burimi më i madh i vitaminës C, ai është i mirë edhe për detoksikimin e organizmit!

Pra, çfarë ndodh në organizmin tonë kur pimë kombinimin e limonit me farat shëruese chia, transmeton Telegrafi.

Farat chia janë të njohura si fara të shëndetit, sepse trupit ia kthejnë fuqinë dhe forcojnë imunitetin. Mirëpo, një ndër ndikimet më të rëndësishme është që farat chia përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë me rastin e eliminimit të tepricës së kilogramëve.

Këto fara janë shumë të pasura me thartirat omega 3, por janë ideale edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të ushqehen shëndetshëm, sepse nuk përmbajnë gluten.

Kjo pije quhet ndryshe edhe bombë energjike, sepse pas pirjes së një gote do të ndieni një valë energjie dhe fuqie, derisa toksina gradualisht do të zhduket nga organizmi.

Përbërësit:

▪ 1 filxhan ujë,
▪ 1 limon i shtrydhur,
▪ 1 lugë e vogël shurup panje (mundet edhe zëvendësimi tjetër i shëndetshëm për sheqerin),
▪ 1 lugë e vogël fara chia.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit përzieni dhe lini të qëndrojnë në gotë 10 minuta.

Pastaj lirisht kënaquni me pijen natyrore energjike!

admin
By admin 22 Dhjetor, 2021 00:54