Ja çfarë vagjine është e dëshirueshme për orgazëm të mirë!

admin
By admin 22 Dhjetor, 2021 00:45

Ja çfarë vagjine është e dëshirueshme për orgazëm të mirë!

Nëse nuk përjetoni orgazëm, është e mundshme që nuk është fare fajtor penisi, por vagjina juaj Një studim i bërë në Seksionin e anatomisë të Universitetit të Indianës, ka konstatuar që vendimtar është pozita e klitorisit në raport me traktin urinar.

Sa më afër të jetë klitorisi, kënaqësia do të jetë më e madhe, transmeton Telegrafi.

Fjala klitor vjen nga fjala greke “çelës”. Të kuptosh dhe të njohësh klitorin mund të hapë dyert sekrete të jetës tënde seksuale përgjithmonë. Nuk duhet ta humbni këtë mundësi dhe të zbuloni sa thellë në trupin e femrës i ka rrënjët klitori.

Klitori ka forma dhe përmasa të ndryshme te gratë. Disa janë të fshehur dhe disa më të ekspozuar. Disa duhen prekur butësisht dhe disa më me forcë. Duhet kohë për ta njohur klitorin.

Vetë pozita e klitorisit përcaktohet që në kohën e shtatzënisë, mirëpo cilën pozitë në fund do ta marrë do ta përcaktojnë hormonet ndaj të cilave është i ekspozuar.

Nëse distanca është më pak se 2,5 centimetra, femra gjatë marrëdhënies së zakonshme seksuale me siguri do të përjetojë orgazëm.

Është i rëndësishëm ky numër 2,5Nëse distanca është më e madhe, mund të supozohet që femra nuk do të përjetojë orgazëm – thotë shkencëtarja Leslie Hoffman.

Ajo thotë edhe që faktorët e tjerë, siç janë madhësia e penisit, shkathtësia e mashkullit apo joshja e partnerit mund të kenë ndikim të dukshëm, mirëpo anatomia është vendimtare.

Pesëdhjetë deri në 75 për qind të grave që kanë orgazma, kanë nevojë për stimulim të klitorit. Shumica e tyre nuk mund të kenë orgazma vetëm nëpërmjet penetrimit.

Pozitën e klitorisit mund ta caktojë secila femër vetë apo me ndihmën e partnerit. /Telegrafi/

admin
By admin 22 Dhjetor, 2021 00:45