Asnjëherë mos i lani flokët me shampo dy herë dhe aplikojeni balsamin ekskluzivisht kështu

admin
By admin 22 Dhjetor, 2021 00:42

Asnjëherë mos i lani flokët me shampo dy herë dhe aplikojeni balsamin ekskluzivisht kështu

Floktarja britanike Louise Galvin zbulon gabimet më të zakonshme që bëjmë kur i lajmë dhe kujdesemi për flokët

Nuk ka nevojë të lani flokët dy herë me shampo, sepse në këtë mënyrë gjëndrat dhjamore në kokë aktivizohen dhe më pas flokët bëhen më të yndyrshëm, transmeton Telegrafi.

Mjafton t’i lani një herë me shampo, ka thënë ajo dhe ka shpjeguar se si të përdoret regjeneratori si duhet.

– Vendosni në flokët tuaj balsam dhe mos i shpëlani plotësisht, sepse në këtë mënyrë produkti shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe më pas krihni flokët me gishta nga majat deri tek rrënjët. Mos harroni, gishtat tuaj janë më të butë se furça.

Kjo është një këshillë veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që kanë flokë të gjatë dhe për gratë që janë në menopauzë, sepse flokët e tyre janë më të prirë për t’u dëmtuar, ka shtuar floktarja, duke theksuar se është mirë të krihen flokët nga majat.

– Shumica marrin një furçë dhe fillojnë të krehin nga rrënja. Edhe pse, mund të shkojë pa probleme, më vonë kur të shikoni furçën, do të shihni shumë qime të rëna në të. Prandaj gjithmonë filloni nga majat dhe krihni flokët ngadalë drejt rrënjës, thotë Galvin. 

admin
By admin 22 Dhjetor, 2021 00:42