Një ekip studiuesish nga Universiteti Rockefeller në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Institutin Zviceran të Virologjisë dhe Imunologjisë, kanë krijuar një virus identik me SARS-CoV-2. Bëhet fjalë për një version që nuk infekton, me të cilin synohet të ndihmohen hetimet mbi një ilaç për Covid-19.
“Tani, shkencëtarët do të jenë në gjendje të hetojnë SARS-CoV-2 dhe variantet e tij, të testojnë ilaçet kundër tij dhe të vlerësojnë antitrupat neutralizues”, thotë laureati i Nobelit, Charles M. Rice.
Ekspertët krijuan kopje të virusit, duke përdorur njësi ARN të vetë-përsëritura, por pa qenë infektive. Pjesa tjetër është identike me virusin e vërtetë.
Edhe pse ka informacionin e nevojshëm që të përsëritet, i mungojnë disa të dhëna të rëndësishme për prodhimin e proteinave që janë jetike për infektivitetin.
Ekspertët, për të bërë një analogji me botën e makinave, sigurojnë se ky është një “version pa rrota”.
“Ai ka motorin dhe të gjitha pjesët që do të lejonin që makina të lëvizte, por nuk mund të shkojë askund pa rrota”, thotë Joseph Luna, një nga autorët e studimit.
lajme të tjera
Fieri tronditet nga një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier, në katin e katërt të një pallati. Shpërthimi në...
Bullgaria me rekord viktimash dhe rastesh me koronavirus
Bullgaria raportoi të martën shifra rekorde të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Sipas të dhënave zyrtare, 243 persona...
Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, u shtrua në spital, me një infeksion që nuk lidhet me sëmundjen COVID-19, njoftoi zëdhënësi i...
Lëkundje tërmeti në Kroaci
Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter goditi Kroacinë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra...
Fenomen i rrallë qiellor në Greqi/ Nata bëhet ditë për disa sekonda
Fenomen i rrallë natyror në Greqi. Banorët e Athinës dhe Evrosit në Greqi, mbrëmjen e kaluar u bënë dëshmitarë të...
Messi, Di Maria e Neymar mungojnë kundër Clermont
Futbollistët Lionel Messi, Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes nuk do të mund të paraqiten nesër në ndeshjen e...