Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital

admin
By admin 15 Tetor, 2021 07:56

Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, u shtrua në spital, me një infeksion që nuk lidhet me sëmundjen COVID-19, njoftoi zëdhënësi i tij, Angel Urena.

Në një postim në Twitter, ai tha se Clinton u pranua në një spital të Kalifornisë, por nuk dha më shumë detaje.

Clinton, 75 vjeç, është në “gjendje të mirë shpirtërore” dhe “shumë mirënjohës ndaj mjekëve, infermierëve dhe stafit”, tha zëdhënësi.

Edhe pse nuk është e qartë se çfarë çoi në shtrimin e tij në spital, Clinton ka histori të sëmundjeve të zemrës.

Një deklaratë nga mjekët e tij tha se ai ka marrë antibiotikë dhe lëngje.

“Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po u përgjigjet mirë antibiotikëve”, thanë mjekët, për të shtuar se Clinton do të mbetet në spital për “monitorim të vazhdueshëm”.

Në vitin 2004, Clinton iu nënshtrua një operacioni katërfish të bajpasit dhe dhjetë vjet më vonë iu hap një arterie e bllokuar pasi u ankua për dhimbje gjoksi. Jo shumë kohë pas operacionit të dytë, ish -presidenti, i cili ishte i njohur për dashurinë e tij për ushqimet yndyrore, u bë vegan, transmeton rtv21.tv.

Clinton ka shërbyer si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, nga viti 1993 deri më 2001./21Media

admin
By admin 15 Tetor, 2021 07:56