Dafina publikoi videoklipin e këngës “Vet e lype” në bashkëpunim me MC Kreshën
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar sot videoklipin e këngës “Vet e lype” në bashkëpunim me reperin MC Kresha.
Kënga është pjesë e albumit “Dafinë Moj”, që këngëtarja e ka publikuar së fundmi.
Krahas videoklipit të këngës “Vet e lype”, është publikuar edhe një mesazh sensibilizues kundër dhunës ndaj gruas.
“Vetëm ndërmjet janarit deri në qershor të vitit 2020, janë trajtuar 297 rasteve të ndryshme të dhunës me bazë gjinore në institucionet e drejtësisë. Në 24 orët e fundit, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Shumica e viktimave janë gra! Dhuna në baza gjinore është çështje politike dhe shteti ka rolin e patjetërsueshëm, jo vetëm të mbrojtjes, por edhe adresimit të kësaj çështje dhe parandalimit. Mos harroni, “Kush të rreh, nuk të do!” Mos duro dhunën, raporto në Polici! 112 (nga telefoni mobil) ose 92 (nga telefoni fiks) Email: info@kosovopolice.com”, mesazhi krahas videoklipit./21Media