Mark Zuckerberg: Na falni për sot
Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, iu ka kërkuar falje të gjithë përdoruesve të Facebook-ut, Instagramit dhe WhatsApp-it për ndërprerjen e këtyre rrjeteve sociale gjatë ditës së hënë.
“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në internet tani. Na falni për ndërprerjen sot – e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni”, ka shkruar ai.
Për rreth shtatë orë këto rrjete ishin jashtë përdorimit.