Doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 nuk është e nevojshme për të gjithë njerëzit, thotë shkencëtarja prapa zbulimit të vaksinës së Oksfordit, duke bërë thirrje që dozat t’u dhurohen shteteve që kanë nevojë.

Profesoresha Dame Sarah Gilbert i tha gazetës “Daily Telegraph” se disa grupe të ndjeshme do të kenë nevojë për dozën përforcuese, por se imuniteti është duke zgjatur mirë në shumicën e rasteve.

“Duhet të dërgojmë vaksina në shtetet ku deri më tani është vaksinuar një pjesë e vogël e popullsisë”, tha ajo.

Organi këshillëdhënës për vaksina i Mbretërisë së Bashkuar pritet që së shpejti të dalë me këshillën përfundimtare rreth dozës së tretë, shkruan BBC.

Komisioni i Përbashkët për Vaksinim dhe Imunizim tashmë ka thënë se doza e tretë do t’iu ofrohet personave me sistem të dobësuar imunitar. Në këtë grup bëjnë pjesë rreth 500.000 britanikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Previous post Zgjedhjet në Gjermani dhe ndikimi i madh në industrinë e veturave
Next post WhatsApp nuk do të funksionojë më për miliona njerëz me ‘telefona të vjetër’
Close