Messi, Di Maria e Neymar mungojnë kundër Clermont

admin
By admin 10 Shtator, 2021 23:11

Messi, Di Maria e Neymar mungojnë kundër Clermont

Futbollistët Lionel Messi, Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes nuk do të mund të paraqiten nesër në ndeshjen e radhës të Paris Saint-Germain.

Në kuadër të xhiros së pestë të Ligës 1 të Francës, gjiganti francez PSG do të përballet me Clermont, ku tani trajneri Pochettino do të ketë problem me zgjedhjen e formacionit.

Pochettino tregoi që përfshirja e Messit, Di Marias, Neymarit dhe Paredes në ndeshjen e nesërme nuk do të jetë e mundur, pasi që sapo ishin kthyer nga detyra me kombëtaret e tyre përkatëse.

“E pakuptimtë është që ata të jenë në grumbullim për ndeshjen e nesërme, Paredes, Di Maria, Neymar dhe Leo Messi. Ata luajtën deri në ora tre në mëngjes në një ndeshje të nivelit të kombëtares. Gjithmonë duhet ta kujtojmë që ne jemi PSG, gjithmonë do të paraqitemi me 11 lojtarët më të mirë në formacion”, tha Pochettino.

Po ashtu, ende nuk dihet nëse portieri Gigio Donnarumma do të bëjë debutimin e tij në Ligën 1 të Francës me skuadrën e tij të re, ose nëse Pochettino do të vazhdojë me Keylor Navas si zgjedhjen e parë.

“Ende nuk e kam vendosur kush do të jetë në gol. Donnarumma është opsion aq sa është edhe Keylor Navas”, tha Pochettino.

admin
By admin 10 Shtator, 2021 23:11