Dua publikon versionin “remix” të “Cold Heart”

admin
By admin 10 Shtator, 2021 22:03

Dua publikon versionin “remix” të “Cold Heart”

Dua Lipa ka publikuar në Instagram versionin ‘remix’ të këngës “Cold Heart”, e cila në versionin origjinal është një bashkëpunim mes saj dhe të famshmit, sir Elton John.

Së fundmi kënga është realizuar ‘remix’ nga DJ e njohur amerikane, The Blessed Madonna, vetëm në versionin audio.

The Blessed Madonna është shprehur e lumtur për këtë bashkëpunim duke thënë “Ashtu si pothuajse të gjithë në planet, edhe unë mahnitem nga Elton John dhe Dua Lipa. Ishte një nder kaq i madh të më kërkohej të isha pjesë e bashkëpunimit të tyre, i cili është një projekt kaq i bukur”.

admin
By admin 10 Shtator, 2021 22:03